Java e 12-të e Albi Mall Superligës së Kosovës rikthehet sot, të shtunën, me dy ndeshje, ndërsa përballja më e spikatur do të zhvillohet në Podujevë.
Një ditë pas fitores 4-0 të Ballkanit ndaj Drenicës, skuadrat e elitës së futbollit kosovar do të zbresin sërish në fushë për dy duele të rëndësishme.
Të lidhura
None found
Stadiumi “Zahir Pajaziti” do të jetë arena e derbit mes Llapit dhe Prishtinës. Përballjet mes këtyre dy ekipeve shoqërohen gjithmonë me rivalitet të fortë, ndërsa të dyja palët do të synojnë të marrin pikë të vlefshme.
Takimi tjetër i ditës do të luhet mes Dritës dhe Vushtrrisë. Ekipi gjilanas kërkon ta shfrytëzojë avantazhin e fushës dhe formën e mirë për të regjistruar një tjetër fitore, kurse mysafirët do të përpiqen të paraqiten sa më mirë në këtë transfertë të vështirë.
Dy ndeshjet janë planifikuar të nisin në orën 13:00.
Programi i javës së 12-të të Albi Mall Superligës do të mbyllet nesër me dy sfidat e fundit, Malisheva-Feronikeli ’74 dhe Dukagjini-Gjilani.







