Si arrin Uruguai, një vend kaq i vogël, të nxjerrë kaq shumë yje të futbollit?

Me vetëm 3.3 milionë banorë, Uruguai ka një popullsi më të vogël se shumë qytete të Evropës dhe një ekonomi dukshëm më modeste se ajo e dy fqinjëve të tij gjigantë, Brazilit dhe Argjentinës. Megjithatë, në futboll, ky vend i vogël vazhdon të thyejë çdo parashikim logjik.

Dy Kupa Bote, 15 trofe të Copa Americas dhe një numër i madh futbollistësh që kanë shkëlqyer në klubet më të rëndësishme të Evropës e kthejnë Uruguain në një nga rastet më të veçanta në historinë e sportit.

Të lidhura

None found

Nga Diego Forlan dhe Alvaro Recoba, te Luis Suarez, Edinson Cavani, Diego Godin, Darwin Nunez dhe Federico Valverde, për një shtet me këto përmasa, lista e emrave të mëdhenj duket e jashtëzakonshme.

Por ku qëndron sekreti? Gjithçka fillon te “Baby Futbol”

Në Uruguai, lidhja me futbollin nis pothuajse në momentin kur një fëmijë hedh hapat e parë.

Prej vitit 1968 është ngritur sistemi i quajtur “Baby Futbol”, një rrjet i gjerë kampionatesh për moshat nga 6 deri në 13 vjeç. Aktualisht, ai përfshin më shumë se 86 mijë djem dhe vajza në të gjithë territorin e vendit.

Në shumë pjesë të Uruguait mund të mungojnë institucione të rëndësishme publike, por një skuadër futbolli për fëmijë pothuajse gjendet gjithmonë.

Ndeshjet e moshave të reja ndiqen me entuziazëm nga familjet dhe komunitetet vendase, ndërsa vëzhguesit e klubeve profesioniste kërkojnë pa pushim lojtarët e së ardhmes.

Pikërisht në këto terrene u zbulua edhe Federico Valverde, që më pas kaloi te Penarol dhe prej aty përfundoi te Real Madridi.

Në Uruguai, një talent vështirë se mund të kalojë pa u vënë re

Një prej përparësive më të mëdha të vendit lidhet pikërisht me popullsinë e tij të kufizuar.

Në Brazil dhe Argjentinë luajnë miliona fëmijë dhe shumë talente mund të mos dallohen kurrë. Në Uruguai, tabloja është krejt tjetër.

Sistemi i skautimit shtrihet pothuajse në të gjithë vendin dhe çdo futbollist premtues bie shpejt në radarët e klubeve profesioniste.

Njohësit e futbollit uruguaian thonë shpesh se atje është më e vështirë të humbasësh një talent sesa ta gjesh.

Nacionali dhe Penaroli, dy motorët e prodhimit të yjeve

Nacional dhe Penarol, dy klubet më të mëdha të Uruguait, kanë një peshë vendimtare në formimin e futbollistëve.

Mes tyre zhvillohet një garë e fortë për të afruar talentet më të spikatura. Shpesh, lojtarë vetëm 12 ose 13 vjeç bëhen pjesë e përplasjes mes këtyre dy emrave të mëdhenj.

Nacional i kushton rëndësi të madhe edukimit dhe rritjes personale të lojtarëve. Në akademinë e klubit zbatohet një rregull i prerë: kush nuk shkon në shkollë, nuk luan futboll.

Ndërkohë, Penaroli ka investuar ndjeshëm në infrastrukturë, në qendra moderne stërvitore dhe në akomodimin e futbollistëve që mbërrijnë nga zona të tjera të vendit.

Të dy klubet janë të vetëdijshme se pjesa më e madhe e talenteve do të transferohen jashtë Uruguait. Për këtë arsye, synimi i tyre është t’i përgatisin sa më mirë për kërkesat e futbollit evropian.

Futbolli shihet si një rrugë për një jetë më të mirë

Për shumë familje në Uruguai, futbolli është më shumë se një lojë. Ai konsiderohet një shans i vërtetë për të dalë nga varfëria dhe për të ndryshuar të ardhmen.

Një nga shembujt më të njohur është Darwin Nunez. Sulmuesi i Liverpoolit u rrit në kushte shumë të vështira ekonomike dhe shpesh shkonte për të fjetur i uritur. Familja e tij sakrifikonte gjithçka për ta mbështetur në rrugën drejt futbollit profesionist.

Rrëfime të ngjashme gjenden me qindra anembanë vendit.

Megjithatë, suksesi nuk është i garantuar për të gjithë. Vetëm një përqindje shumë e vogël e fëmijëve që kalojnë nëpër sistemin e “Baby Futbol” arrin të nënshkruajë një kontratë profesionale.

“Garra Charrua”, fryma që i veçon uruguaianët

Përtej organizimit dhe strukturës, uruguaianët besojnë se ka edhe një faktor tjetër vendimtar: mentaliteti.

Ata e përkufizojnë atë me termin “Garra Charrua”. Ky nocion lidhet me shpirtin luftarak, sakrificën, krenarinë dhe vendosmërinë për të mos u dorëzuar, pavarësisht pengesave.

Figura si Diego Forlan, Luis Suarez dhe Diego Godin kanë folur shpesh për këtë filozofi, duke nënvizuar se ajo përbën pjesë të identitetit kombëtar.

Uruguai ka jetuar përherë nën hijen e Brazilit dhe Argjentinës, por pikërisht kjo situatë e ka bërë më të fortë dhe më konkurrues.

Revolucioni i Oscar Tabarezit

Në sukseset moderne të Uruguait ndikim të madh pati trajneri legjendar Oscar Tabarez.

Kur mori drejtimin e kombëtares në vitin 2006, ai ngriti një projekt afatgjatë që lidhi ekipet e moshave me përfaqësuesen e parë.

Tabarez nuk e kufizoi vëmendjen vetëm te loja. Ai kërkoi që futbollistët të arsimoheshin, të respektonin disiplinën dhe të kuptonin përgjegjësinë që sjell fanella e kombëtares.

Si pasojë erdhi një brez i artë me Suarezin, Cavanin, Godinin, Muslerën dhe shumë emra të tjerë, të cilët e kthyen Uruguain mes elitës së futbollit botëror.

Një mrekulli sportive që nuk ndalet

Sot, Uruguai vijon të nxjerrë futbollistë të nivelit më të lartë dhe të sfidojë përfaqësuese shumë më të mëdha.

Përfshirja masive e fëmijëve në futboll, rrjeti i zhvilluar i skautimit, puna e klubeve, kultura sportive dhe ky mentalitet i veçantë kanë krijuar një formulë që pak vende në botë janë në gjendje ta përsërisin.

Prandaj, kur në skenën më të madhe të futbollit botëror shfaqen emra si Federico Valverde, Darwin Nunez apo Ronald Araujo, duhet kujtuar se ata janë fryt i një sistemi unik që ka prodhuar një mrekulli të vërtetë sportive: një vend me vetëm 3.3 milionë banorë që vazhdon të nxjerrë yje si një superfuqi e futbollit.


meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetholiganbetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş