Në konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj Napolit, Xavi ka folur për përpara gazetarëve ku ka theksuar se do të futen në “Maradona” vetëm për fitore.
“Për ne, rikthimi në 1/16 paraqet shpresë. Ne duam të shkojmë në çerekfinale. Nesër do të duhet të tregojmë gjithçka për të cilën kemi punuar, janë kushtet për të luajtur një ndeshje të madhe. Napoli ka ndryshuar trajnerin e tyre në mënyrë të habitshme. Ata duhet të kenë pasur arsyet e tyre. Ky është një trajner që në të shkuarën ka punuar atje. Nuk është e lehtë të përgatitesh për ndeshjen me këtë ndryshim të trajnerit, por do të duhet të tregojmë personalitet dhe të bëjmë gjithçka mirë në sulm dhe në mbrojtje, edhe sepse luajmë kundër kampionëve të Italisë.
Mundësitë që kemi për kualifikim? Do të jetë 50 me 50. Ne fituam La Liga dhe ata fituan Serie A, sezoni ynë është i njëjtë me të tyrin këtë vit. Sigurisht që nuk ka favoritë, por do ta shohim nesër.
Si duhet të përgatitemi për këtë sfidë? Për ne thelbësore është të mbrohemi mirë. Duhet të sulmojmë mirë dhe të mos pësojmë. Është e vështirë të ndalosh Politanon, Osimhen apo Kvaratskhelia, ata janë lojtarë që bëjnë diferencën”, është shprehur ndër të tjera Xavi. /abcnews.al