Ronaldo po merr kontrollin e Al-Nassr, synon afrimin e Bruno Fernandes

Cristiano Ronaldo po merr një angazhim gjithnjë e më aktiv në projektin e klubit Al-Nassr, teksa kërkon ndryshime të mëdha në strukturën dhe drejtimin e klubit, veçanërisht sa i përket planifikimit të merkatos.

Të lidhura

None found

Raportohet se ylli portugez dëshiron që drejtuesit sportivë, Simeu dhe Semedo, të kenë pushtet të plotë vendimmarrës në çështjet e transferimeve, pa ndërhyrje nga niveli administrativ.

Sipas Ronaldos, vetëm duke i dhënë autonomi të plotë departamentit sportiv mund të ndërtohet një ekip që të jetë vërtet konkurrues dhe të synojë trofe, si në nivel vendas ashtu edhe atë kontinental.

Burimet e afërta me 40-vjeçarin tregojnë se ai këmbëngul që çdo afrim apo largim i lojtarëve të bazohet vetëm në kritere teknike dhe jo të ndikohet nga faktorë të tjerë të brendshëm.

Kjo qasje e re lidhet ngushtë me synimet e klubit për afatin kalimtar të verës. Brenda strukturës së Al-Nassr ka filluar të qarkullojë ideja për të hapur kanale zyrtare komunikimi me mesfushorin e Manchester United, Bruno Fernandes.

Fillimisht, klubi arab kërkon të sqarojë pretendimet financiare të lojtarit portugez dhe më pas do të vlerësojë nëse do të ndërmarrë hapa konkretë drejt një oferte zyrtare për klubin anglez.

Burimet tregojnë se vetë Ronaldo po punon intensivisht për të bindur bashkëkombësin e tij që t’i bashkohet eksperiencës së Al-Nassr, duke shpresuar të shfrytëzojë momentin e ngecjes së bisedimeve mes Fernandes dhe Manchester United rreth kontratës së re.

Nëse kjo lëvizje do të materializohej, Al-Nassr do të pasuronte ndjeshëm kreativitetin në repartin e sulmit, duke krijuar një dyshe të jashtëzakonshme mes Ronaldos dhe Bruno Fernandes.


matbetholiganbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetcio girişİmajbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomgrandpashabetcasibomgrandpashabet