Ronaldinho bëri histori në shumë mënyra gjatë gjithë karrierës së tij të shquar.
Braziliani ishte pjesë e ekipit fitues të Kupës Botërore të Selecao 2002 dhe gjithashtu mahniti rrugën e tij në Ligën e Kampionëve me Barcelonën.
Në vitin 2005 ai bëri një nga reklamat më të klikuara në histori të kompanisë prestigjioze të veshjeve sportive, Nike.
Ronaldinho goditi tri herë shtyllën tranzverzale duke mos lejuar që topi të prek në tokë.
Sipas studimeve të fundit nga mediat kjo mund të ishte një reklamë e rreme dhe mund të jetë bërë me montazh.
Këto kanë qenë objekt i argumenteve të panumërta në forume. Së pari, nëse e shikoni përsëri klipin nga 1: 40-1: 58 – momentet kryesore në fjalë, kamera zmadhohet papritmas.
Disa besuan se kjo do të jepte një pamje më të gjerë – por gjithashtu mund të kishte lejuar një agjensi dizajni të ndryshonte videon.
Një tjetër argument i paraqitur ishte se topi duket se zhduket midis 1:32 dhe 1:34. A është kjo vetëm për shkak se Ronaldinho i kthen shpinën kamerës? Ndoshta, por do të kishte qenë gjithashtu një moment i përshtatshëm që trajektorja e topit të ndryshonte.