PSG jep dritën jeshile, Juventusi mund të transferojë Icadin në javën e fundit të merkatos

Juventusi vazhdon të monitorojë situatën e sulmuesit të PSG-së, Mauro Icardi dhe sipas mediave italiane PSG mund ta lejojë argjentinasin të largohet në formë huazimi deri në qershor.

“Zonja e Vjetër” ishte në kërkim të një qendërsulmuesi edhe gjatë verës, akoma më shumë tani kur ka humbur për këtë sezon Chiesan.

Ata kanë kontaktuar me Zenit dhe Man.United për Azmoun dhe Martial, por dy sulmuesit duken të shtrenjtë për xhepat e “bardhezinjve”.

Juventusi gjithashtu është në monitorim të Dushan Vlahovic dhe Scamacca, por të dy lojtarët nuk kanë ndërmend të ndryshojnë ambient gjatë kësaj merkatoje.

Kështu, opsioni më i arritshëm momentalisht është argjentinasi i PSG-së. /albeu.com

Shtuar 19.01.2022 10:55