Hatërmbetje mes tyre? Çfarë bëri Dj Pm kur Dagz doli nga shtëpia e “Big Brother VIP” (FOTO LAJM)

Xheisara dhe Dj Dagz ishin dy të eliminuarit e natës së djeshme në Big Brother VIP. DJ nga Kosova u largua nga shtëpia pasi doli në nominim me Einxhel, të cilët mbetën të fundit pasi banorët bënë një zinxhir shpëtimi. Kjo solli hatërmbetje mes banorëve dhe ishte Einxhel e cila tha se priste që Beatrix të shpëtonte Dagz, me të cilin ka një raport të ngushtë.

Pas daljes, Dj Dagz shprehu hatërmbetje për Donaldin dhe Beatrixën. Ndërkohë, mbështetje ka marrë nga jashtë nga miqtë e tij, mes së cilëve dhe Dj PM, i cili u largua nga shtëpia e famshme disa javë më parë. Duke qenë se ishin lojtarë të përbashkët, kur Dj Dagz iu dha mundësia për t’u rikthyer sërish në lojë si i vetëm, u dyshua për një hatërmbetje të mundshme mes dy miqve.

Mirëpo, PM i ka hedhur poshtë këto pretendime, pasi ka treguar mbështetjen ndaj kolegut të tij. Ai ka postuar në Instastory: “Krenar për ty vëlla. Tash osht koha #ItsPMandDagz. Të dua vëlla deri n’vdekje bashkë”. ka shkruar ai krahas një fotoje të tyre duke u përqafuar.

 

Shtuar 19.01.2022 10:52