Prishtina u rikthye te fitorja në Albi Mall Superligën e Kosovës, duke mposhtur Llapin me rezultat 1-0 në udhëtim, në duelin e javës së 12-të.
Skuadra e Orges Shehit reagoi pas disfatës në shtëpi kundër Dritës dhe siguroi tri pikë në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Golin vendimtar e realizoi Leotrim Kryeziu që në minutën e katërt, pas asistimit të Blendi Baftiut.
Të lidhura
None found
Mysafirët paraqitën lojë më të mirë në pjesën e parë dhe, përveç golit, krijuan edhe raste të tjera.
Pas pushimit, ndeshja u bë më e ekuilibruar. Të dyja skuadrat patën mundësi shënimi dhe rrezikuan portat e Artan Iljazit e Vokli Laroshit, por rezultati nuk ndryshoi.
Me këtë sukses, Prishtina ngjitet në vendin e dytë me 26 pikë, aq sa ka edhe liderja Malisheva. Llapi mbetet në pozitën e parafundit me pesë pikë.
Në xhiron e ardhshme, Prishtina pret Vushtrrinë, ndërsa Llapi luan në udhëtim ndaj Dukagjinit.







