Drita mposht Vushtrrinë 3-1 dhe regjistron fitoren e katërt radhazi

Drita fitoi 3-1 ndaj Vushtrrisë në ndeshjen e javës së 12-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, të zhvilluar në shtëpinë e gjilanasve.

Skuadra e Ardian Nuhiut po kalon një periudhë të mirë në kampionat: kjo ishte fitorja e katërt radhazi, që e mban Dritën në garë për kreun e tabelës.

Të lidhura

None found

Vendasit patën epërsi në lojë gjatë pjesës së parë dhe e mbyllën atë me dy gola të shënuar. Mike Arthur zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të, ndërsa Kemelho Nbguena e çoi shifrat në 2-0 në minutën e 31-të.

Vushtrria reagoi pak para pushimit. Në minutën e 42-të, Albijon Shurdhiq realizoi një gol të bukur dhe e ngushtoi diferencën në 2-1.

Pas kthimit në fushë, Drita kontrolloi ritmin, krijoi mundësi të tjera dhe vulosi fitoren me golin e Albert Dabiqajt në minutën e 75-të. Rezultati 3-1 mbeti i pandryshuar deri në fund.

Me këtë sukses, Drita renditet e treta me 23 pikë. Vushtrria, ndërkohë, mbetet në vendin e fundit me vetëm tri pikë.

Në xhiron e ardhshme, Drita do të luajë si mysafire ndaj Drenicës, kurse Vushtrria do të presë Prishtinën.


Shtuar më 31.10.2026 14:54