Portieri më i mirë i Botërorit 2026, Vozinha, i bashkohet Colo Colo në moshën 40-vjeçare

Pas paraqitjeve të shkëlqyera në Kupën e Botës 2026, ku u shpall edhe portieri më i mirë i turneut, gardiani i Kepit të Gjelbër, Vozinha, ka siguruar një kontratë me gjigantët kilianë Colo Colo.

Portieri 40-vjeçar, i cili mbeti pa ekip gjatë Botërorit pas përfundimit të kontratës me Chaves, do t’i bashkohet një prej klubeve më të mëdha në Amerikën e Jugut.

Të lidhura

None found

Presidenti i Colo Colos, Anibal Mosa, konfirmoi arritjen e marrëveshjes, duke deklaruar: “Detajet e fundit po finalizohen, por tashmë kemi marrë konfirmim nga shoqëruesit dhe përfaqësuesi i tij se është rënë dakord pas ofertës që iu dërgua.”

Ai shtoi se portieri së shpejti do të udhëtojë drejt Kilit për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe më pas do të prezantohet zyrtarisht në stadiumin Monumental.

Colo Colo krenohet me 34 tituj kampion në Kili, 14 trofe të Kupës, 4 Superkupa dhe një titull të Copa Libertadores. Në vitin 1991, skuadra u mposht në finalen e Kupës Ndërkontinentale nga Crvena Zvezda.

Vozinha ka një karrierë të gjatë nëpër klube evropiane si Trencin, AEL Limassol, Gil Vicente dhe Zimbra, si dhe ka luajtur për Progresso në Angolë dhe CS Mindelans e Batuque në vendlindjen e tij.

Për Kombëtaren e Kepit të Gjelbër, ai ka grumbulluar 92 paraqitje, duke pësuar 86 gola dhe duke ruajtur portën e paprekur në 37 ndeshje.

Në Botërorin 2026, Vozinha mbrojti në katër takime dhe pësoi vetëm katër gola, ndërsa skuadra e tij nuk humbi asnjë ndeshje në kohën e rregullt, duke u përballur edhe me finalistët Spanjën dhe Argjentinën.


matbetholiganbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetcio girişİmajbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomgrandpashabetcasibomgrandpashabet