Deri tani, mbi 200 mijë persona janë larguar nga shtëpitë e tyre në Francën jugperëndimore dhe Spanjën qendrore, teksa zjarret masive dhe të pakontrollueshme vijojnë të përfshijnë pyjet.
Të lidhura
None found
Shifra mori përpjesëtime më të mëdha pasi gjatë natës u nxorrën më shumë se 60,000 banorë nga zona e Bordo-së në brigjet e Atlantikut të Francës.
Përhapja e shpejtë e flakëve bëri që autoritetet në Madrid të shpallnin gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa në Francë u dha urdhër për evakuimin total të zonave të caktuara, duke përfshirë lëvizjen nga toka dhe deti. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare si BBC dhe The Guardian, evakuimi u krye me radhë, fshat pas fshati, në gadishullin Cap Ferret të Francës jugperëndimore.
Gjatë orëve të natës në departamentin e Girondës, u evakuuan disa komuna të vendosura pranë ose brenda zonës metropolitane të Bordo-s: Saint-Médard-en-Jalles (33,000 banorë), Saint-Jean d’Illac (9,600), Martignas-sur-Jalles (8,000) dhe Saint-Aubin de Médoc (7,800). Sipas prefekturës, zjarri që nisi në veri të pellgut të Arcachon shkatërroi 19,000 hektarë dhe 100 ndërtesa gjatë tri ditëve.
