Pamje tronditëse: “Maska” tenton të vrasë babain teksa mban për dore dy fëmijët e vegjël (VIDEO)

Pamje tronditëse janë publikuar në mediat amerikane ku shihet se si një person i maskuar qëllon me armë zjarri një 24-vjeçar në sytë e fëmijëve.

Incidenti ndodhi rrugëve të Neë York-ut, kur 24-vjeçari kishte dal një shëtitje me fëmijët e tij të vegjël 5 dhe 10 vjeç.

Duke u zvarritur dhe përpëlitur në cepin e trotuarit ku u rrëzua, 24-vjeçari shpëtoi teksa i maskuari rrezikoi mjaf edhe jetën e vogëlushve të cilët u përpoqën të mbrojnë babain.

I riu pavarësisht plagëve të marra ndodhet në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është tashmë e stabilizuar.

Policia është në kërkim të autorit i cili tentoi pa mëshirë të vriste 24-vjeçarin, duke rrezikuar edhe jetën e dy të miturve.


Shtuar 21.06.2021 11:25