Trafikonin drogë në Zvicër e Gjermani, 8 të arrestuar në Tiranë

Prokuroria e Tiranës ka prerë 11 urdhër arreste, ku 8 prej tyre janë ekzekutuar mrëmjen e djeshme, ndërkohë që vijojnë të jenë në kërkim 3 persona të tjerë.

Burime nga institucioni i akuzës bëjnë me dije se personat e vënë në pranga janë arrestuar për shpërdorim të detyrës si dhe trafik narkotikësh.

Mësohet se grupi i goditur trafikonte drogë në Zvicër dhe Gjermani.

Operacioni është zhvilluar nga prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me autoritetet zviceriane ndërkohë që operacioni është ende në vijim, kanë qenë këto të fundit që kanë kërkuar hetime  ndërsa urdhër arrestet janë prerë nga prokurori Bledar Valikaj.

Ndërkohë që në vijim pritet që prokurorira e Tiranës të dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me këtë operacion.

Ndaj personave të vënë në pranga rëndon edhe akuza e pastrimit të parave./albeu.com

 

 

Shtuar 21.06.2021 11:17