Nuk ka paqe për Napolin, Spalletti rezulton pozitiv

Nuk ka paqe për Napolin dhe në përgjithësi për të gjithë Serinë A.

Pas rastit pozitiv të Malcuit dhe katër anëtarëve të tjerë të grupit , përfshirë Mario Ruin, Azzurri-t kanë komunikuar se edhe trajneri Luciano Spalletti është prekur nga virusi.

Më poshtë deklarata e klubit:

“Në përfundim të përpunimit të të gjitha testeve sot, rezultoi pozitiv edhe Luciano Spallettit ndaj Covid-19. Trajneri është asimptomatik dhe do të respektojë periudhën e izolimit sipas protokollit”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 4.01.2022 19:35