Në pritje të Messit, çfarë po ndodh në Aeroportin e Parisit? (FOTO LAJM)

Lionel Mesi tashmë është larguar zyrtarisht nga klubi i Barcelonës, ndërsa e ardhmja e tij mbetet e paqartë.

PSG mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me argjentinasin dhe vetë Mesi e ka pranuar se i është brë ofertë nga francezët.

Mirëpo, Mesi ka deklaruar se kërkuar nga shumë klube, kurse PSG mbetet opsioni kryesor ku ai mund të shkojë. Por, mediat nga gjithë bota janë të bindur se Mesi do të zbarkojë në Paris, për të vijuar karrierën tek PSG-ja.

Mediat franceze kanë raportuar se përpara aeroportit ka pasur shumë gazetarë dhe foto-reporterë, të gjithë në pritje të Mesit.

Edhe pse nuk dihet se kur ylli argjentinas do të zbarkojë aty, gazetarët, foto-reporterët dhe tifozët e flaktë të “pleshtit” po e presin daljen e Mesit.


Shtuar 9.08.2021 17:59