Ndeshja vendimtare me Skocinë, Dalic: Kroacia e fortë, na duhet mbështetja e publikut

“Dua që kjo skuadër të ketë mbështetjen e publikut, lojtarët e meritojnë atë për gjithçka që kanë bërë për futbollin kroat. Për sa kohë kemi shanse për t’u kualifikuar, na duhet mbështetja e tifozëve.”

Kjo është deklarata e trajnerit të Kroacisë, Zlatko Dalic, në prag të sfidës së Euro 2020 me Skocinë, në Glasgoë. Përfaqësueses ballkanase i duhet patjetër fitorja për të vijuar me tej, pasi një barazim i mundshëm do të penalizonte të dyja skuadrat, që kanë grumbulluar vetë, nga një pikë në dy sfidat e para.

“E dimë që ata janë të fortë në krahun e majtë falë Robertsonit, i cili ka cilësi të shkëlqyeshme, gjithashtu priren të bëjnë presion, por ne duhet t’i përmbahemi planit tonë të lojës. Mbrojtja e Skocisë kundër Anglisë ishte e fortë. Ata patën disa shanse të mira, luajtën vërtet mire. Ata nuk e meritonin të humbnin kundër Republikës Çeke, patën disa shanse të arta. Kështu që ne jemi të vetëdijshëm se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë.


Shtuar 22.06.2021 09:49