E la për ish-in? Alex Rodriguez “hakmerret” ndaj Jennifer Lopez dhe Ben Affleck (FOTO LAJM)

Alex Rodriguez është parë me ish-partneren e Ben Affleck, Lindsay Shookus në festën e saj të ditëlindjes pak ditë më parë. Shookus ka qenë në një lidhje me Affleck nga 2017-2019. Kjo vjen në një kohë kur Affleck është ribashkuar me Jennifer Lopez vetëm pak javë pasi mori fund fejesa me Rodriguez.

Një burim është shprehur se Rodriguez dhe Lindsay nuk janë përfshirë në një lidhje romantike por janë thjesht miq të mirë. Për më tepër, thuhet se Rodriguez ka marrë një rezidencë me qira në Long Island të New Yorkut, që ndodhet pranë shtëpisë së Lopez.

Rogriguez është shprehur pas ndarjes nga këngëtarja se është gati për një fillim të ri në jetën e tij. Nga ana tjetër, Lopez duket se nuk është e shqetësuar për zhvillimet e reja të ish partnerit ndërsa po shijon romancën e rindezur pas afro dy dekadash me Affleck.


Shtuar 22.06.2021 09:49