Ndahet nga jeta në moshën 29-vjeçare portieri i Wembley FC

Wembley FC ka njoftuar se portieri i tyre Raheem Belgrave ka vdekur në moshën 29-vjeçare pas një aksidenti tragjik gjatë pushimeve.

 

Ylli ishte kthyer në vendlindjen e tij në Trinidad dhe Tobago kur u mbyt në një lumë pasi u fut në vështirësi.

Një raport i ‘Trinidad Daily Express’ thoshte se asi i futbollit ishte duke notuar në lumin Paria në Blanchisseuse të dielën në mëngjes kur u mbyt.

 

Policia lokale konfirmoi se ai përfundimisht u tërhoq nga lumi nga miqtë, por se ai ishte në pa shenje jete.

 

Belgrave nënshkroi për Wembley FC, i cili luante në Combined Counties League Premier Division North, në 2018./ h.ll/albeu.com


Shtuar 18.01.2022 19:42