Zhegrova përfiton mundësinë te Juventusi pas lëndimit të Conceicaos

Edon Zhegrova mund të marrë më në fund një shans të rëndësishëm për të siguruar një vend në formacionin titullar të Juventusit, të drejtuar nga Luciano Spalletti.

Prania e tij në 11-shen bazë pritej në përballjen me Lazion, por trajneri italian preferoi sërish Nico Gonzalezin që nga minuta e parë.

Të lidhura

None found

Zhegrova dhe Conceicao u aktivizuan vetëm në minutën e 70-të të ndeshjes, e cila përfundoi me humbjen e Juventusit. Të dy lojtarët nuk patën mundësi të linin gjurmë në një sfidë të dominuar nga skuadra mysafire.

Sipas gazetarit Giovanni Albanese, Conceicao pësoi një dëmtim në krahun e majtë gjatë kësaj ndeshjeje dhe mund të qëndrojë jashtë fushës për rreth një muaj.

“Goditje në krahun e majtë për Conceicaon. Testet do të bëhen në orët e ardhshme. Rrezikon një muaj jashtë”, raportoi ndër të tjera Albanese.

Ndërkohë, Zhegrova vazhdon të mos jetë pjesë e listës së Juventusit për ndeshjet evropiane, ndaj mundësinë për të treguar vlerat e tij do ta ketë vetëm në kampionatin italian.


Shtuar më 19.10.2026 08:57