Tirana në kaos, Rama gjen fajtorin të Rusia dhe Irani: Shqipëria, pjesë e një sulmi të mirë-koordinuar

Kryeministri Edi Rama, flet për ndërhyrje të huaja për protestat ne Tiranë, duke përmendur Rusinë dhe Iranin si pjesë të asaj që e cilësoi një sulm të mirëkoordinuar ndaj vendit.

Sipas tij, krahas pakënaqësive të qytetarëve, në protestat dhe debatet publike po veprojnë edhe struktura të ndikimit të jashtëm.

Të lidhura

None found

Kryeministri ngriti shqetësime edhe për atë që e cilësoi si aktivitet të koordinuar në internet, duke përmendur mijëra profile që janë aktivizuar nga Irani për të ndikuar në debatet që lidhen me Shqipërinë.

“Rusia nuk është partnere e Shqipërisë, Rusia nuk është një vend që e do Shqipërinë një vend më të mirë, që e do Shqipërinë një vend stabël dhe që e do Shqipërinë në BE

Nuk është rastësi që babai ideologjik i Vladimir Vladimirovicit në Kremlin del dhe përshëndet kombin shqiptar, përshëndet kombin shqiptar të ortodoksëve që po tregojnë kush janë dhe po i kundërvihen rendit demokrat evropian. Nuk është rastësi. Ne e dimë që ditën e parë që u shfaqen flamingohet, ashtu si shumë qytetari i solli dallga e pakënaqësisë, ishte edhe dallga e influencës ruse.

Ashtu sikundër u vunë në lëvizje me mijëra profile edhe nga republika terroriste e Iranit për të mbrojtur natyrën në Shqipëri. Si mund të jenë këto rastësisra. Nuk ka rastësi. Këtu Shqipëria është bërë pjesë e shënjestrave të një sulmi të mirë-koordinuar nga një forcë e vjetër, që nga presidenti i SHBA është shpallur organizatën terroriste”, tha Rama.


Shtuar më 19.10.2026 08:44