Asnjë prej gjashtë kandidatëve nuk arriti të sigurojë më shumë se 50% të votave, ndaj zgjedhja e kryetarit të Komunës së Brvenicës do të vendoset në një raund të dytë pas dy javësh.
Të lidhura
None found
Rezultatin më të lartë në raundin e parë e shënoi Stojanço Radiçevski, kandidat i koalicionit të udhëhequr nga OBRM-PDUKM, me 38.9% të votave.
Pas tij u rendit Arkin Jahij, përfaqësues i koalicionit të udhëhequr nga BDI, i cili mori 28.4%.
Radiçevski dhe Jahij do të përballen mes tyre në raundin e dytë.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme u zhvilluan pas vdekjes së kryetarit të komunës, Jovica Ilievski./Telegrafi/







