Napoli në kërkim të zëvendësuesit të Manolas

Kostas Manolas u largua nga Napoli në drejtim të Olympiacos ku do të veshë fanellën e ekipit grek.

Tashmë Napoli është në kërkim të një mbrojtësi për të plotësuar vendin e tij. Disa emra qarkullojnë brenda klubit ku pëlqehen Davinson Sanchez i Tottenham, Uduokhai nga Augusta, Lupertos që momentalisht është i huazuar nga Napoli tek Empoli dhe synimi kryesor është Gleison Bremer i Torinos.

Bremer është emri kryesor i listës së Napolit. Transferimi i tij për në janar nuk është i lehtë pasi Torino nuk dëshiron ta largojë në janar brazilianin. Bremer e dëshiron largimin dhe flitet se mbrojtësi nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Torinon./ h.ll/albeu.com


Shtuar 17.12.2021 09:48