E rëndë! I moshuari i vë flakën spitalit me benzinë, humbin jetën 27 pacientë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Osaka të Japonisë ku një pacient i moshuar i ka vënë flakën një spitali psikiatruk.

Sipas mediave të huaja të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe  dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm.

Dëshmitarët në vendngjarje kanë treguar e kanë parë burrin që mbante në duar një bidon me benzinë, ndërsa dyshohet se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

27 viktimat ishin pacientë në spital. Zjarri u shua për 30 minuta, por flakët dogjën rreth 20 metra katrorë pasi u përhapën me shpejtësi. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 17.12.2021 09:48