Mourinho zgjedh boshtin e Real Madridit: Pesë emrat që nuk preken këtë verë

Sipas informacioneve të gazetarit Abraham Romero, trajneri portugez Jose Mourinho ka vendosur menjëherë rendin e brendshëm te Real Madridi, duke përcaktuar pesë futbollistë që janë të paprekshëm në merkaton e verës.

Të lidhura

None found

Në këtë rreth të ngushtë bëjnë pjesë Kylian Mbappe, Jude Bellingham, Federico Valverde, Arda Guler dhe përforcimi më i ri, Bernardo Silva. Mourinho i shmanget çdo ideje për t’i larguar apo zëvendësuar ata.

Tekniku lusitan i sheh këta pesë lojtarë si titullarë fiks në formacion, duke çmuar qëndrimin e tyre në fushë dhe karakteristikat taktike që i konsideron jetike për rilindjen e klubit mbretëror, si në La Liga ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Nga pikëpamja e skemës, Bellingham do të zhvendoset më pranë sulmit, me synimin që të shfrytëzohet në maksimum potenciali i tij goditës dhe krijues.

Në anën tjetër të mesfushës, Valverde do të ketë detyra më mbrojtëse, ku pritet që angazhimi i tij i palodhur të bëhet faktor kyç për ekuilibrin në fazën e tranzicionit.

Guler ka siguruar statusin e tij pas një sezoni fantastik në plan personal, ndërsa Mbappe vijon të shihet si arma kryesore e repartit ofensiv të “Los Blancos”.

Për sa i përket Silvës, ai pritet të sjellë bagazhin e pasur të eksperiencës në nivelet më të larta, duke oftuar opsione të shumta pozicionale pas ardhjes pa kontratë nga Manchester City.

Në këtë formë, Mourinho duket se ka përcaktuar që tani një bërthamë prej pesë emrash, mbi të cilët synon të ngrejë të gjithë projektin e tij te Reali.


matbetholiganbetJojobetBetpasPusulabet girişPusulabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetjojobetbetwooncasibomcasibomcasibomgrandpashabet