Aktet nënligjore që mundësojnë zbatimin e Ligjit për dhurimin e organeve janë bërë publike për konsultim publik në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe pritet të marrin dritën jeshile në një nga mbledhjet e ardhshme të ekzekutivit.
Të lidhura
None found
Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji më 1 tetor, qytetarët do të kenë të drejtë të japin pëlqimin e tyre për dhurimin e organeve drejtpërdrejt te mjeku i familjes.
Kjo njoftim u bë gjatë një paneli diskutimi për dhurimin e organeve, i organizuar sot në Veles, ku u vu në dukje domosdoshmëria e ndërgjegjësimit të popullatës për procesin e transplantimit dhe rëndësia e shtimit të dhuruesve për të shpëtuar jetë njerëzish.
Prof. dr. Biljana Kuzmanovska, koordinatorja nacionale për transplantim, theksoi se në këto momente në vend janë 29 pacientë në pritje të një zemre të re, 12 për mëlçi, 160 për veshka dhe rreth 20 të tjerë që presin transplantim të kornesë. Ajo shtoi se listat e pritjes janë dinamike dhe se gjatë këtij viti janë realizuar tashmë ndërhyrje për transplantimin e kornesë në 16 pacientë.
Ndërkaq, dr. Lilija Çolakova Dervishova, kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Privatë të Maqedonisë, theksoi se vendimi për t’u regjistruar si dhurues do të formalizohet pranë mjekut amë, duke qenë se ai përfaqëson figurën më të afërt shëndetësore për qytetarët.
Ajo nënvizoi se akti i dhurimit të organeve përbën një mundësi konkrete për të shpëtuar jetë të shumta, sidomos për pacientët e rinj që janë në listën e pritjes dhe që aktualisht e mbajnë veten falë hemodializës ose aparaturave mekanike për asistimin e funksionit kardiak.
