“Modric qëndron, por unë jam lideri i Real Madridit”, Rudiger flet për pozitën e tij te Los Blancos

Me largimin e Toni Kroos, Real Madridi mbetet jo vetëm pa një lojtar gjenial, por edhe pa një nga autoritetet dhe mentorët më të mëdhenj për lojtarët më të rinj. Kjo do të thotë gjithashtu se hierarkia po ndryshon.

Rudiger e sheh veten si një nga liderët në fushë. Ai u bërtet lojtarëve, i mbron ata nga sulmet e kundërshtarëve, debaton me gjyqtarët dhe është më i çmenduri kur feston gola, pasime dramatike dhe trofe.

Pritej që me largimin e Cristiano Ronaldos, Sergio Ramos, Karim Benzemas dhe tani Kroos, kryesues i skuadrës të bëhej Luka Modric, i cili vlerësohet nga shokët dhe trajnerët.

Megjithatë, Rudiger, i cili është shtatë vjet më i ri se Modric, ka thënë se e sheh veten si lider.

“Gjithçka ka marrë fund. Fatkeqësisht, Tonit ka arritur në fund. Do të na mungojë shumë sepse ai është një lojtar unik dhe i pazëvendësueshëm. Modric është ende i freskët dhe luan shumë mirë. Ka edhe veteranë të tjerë si Lucas Vazquez, Nacho, Carvajal…”.

“Por, po, unë e shoh veten si lider i skuadrës”, deklaroi Rudiger. /Telegrafi/


Shtuar 30.05.2024 18:06