Protestuesit do të mblidhen sërish sot në kryeqytet, në ditën e 118-të radhazi të kundërshtimit të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Marshimi pritet të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku pjesëmarrësit do të kërkojnë largimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë.
Të lidhura
None found
Protesta e përditshme po vazhdon me intensitet të lartë. Zemërimin e qytetarëve e kanë shtuar skandalet e reja shtetërore që kanë përfshirë kabinetin qeveritar, përfshirë zbulimin e komunikimeve mes ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Ergys Agasit.
Gjatë 117 ditëve të njëpasnjëshme, pjesëmarrësit kanë përdorur pankarta dhe fjalime në shesh për të denoncuar keqqeverisjen, aferat e fundit të bëra publike dhe rritjen e kostos së jetesës.
Organizatorët dhe qytetarët e pranishëm, kanë theksuar se kërkesa për dorëheqjen e Edi Ramës mbetet e panegociueshme dhe e parevokueshme.
