Milionat nuk bëjnë punë, Leicester i merr Superkupën Man City-t (VIDEO)

Mançester Siti e ka nisur me disfatë edicionin e ri, duke humbur Superkupën e Anglisë përballë Leisterit. “Dhelprat” kanë fituar 1-0 falë golit të një ish-futbollisti të Sitit, sulmuesin Kaleçi Iheanaço, i cili u largua nga “qytetarët” pasi Guardiola nuk e shihte pjesë të planeve të tij.

Leisteri e fitoi për herë të parë këtë trofe në historinë e vet, falë një loje më të mirë se Siti, ku Guardiola kishte lënë shumë titullarë në stol. Portieri rezervë i Sitit, Stefen, u desh të bënte disa pritje për të evituar gola të sigurt dhe vetëm Mahrez në pjesën e dytë bëri që Siti të dukej paksa si ajo skuadra e cila kishte dominuar futbollin anglez në edicionin e kaluar.

Aktivizimi i Grilish në minutat e fundit mendohej se do t’i jepte Sitit një shtysë më shumë, por në momentet vendimtare të sfidës, Eik shkaktoi faull ndaj Iheanaço, duke i dhuruar Leisterit penallti. Sulmuesi nigerian gjuajti vetë nga pika e bardhë, duke dërguar sferën në rrjetë për fitoren 1-0 kur regjistrohej minuta e 89 e duelit.


Shtuar 7.08.2021 20:35