Milani merr fitore si mysafir ndaj Newcastle, kalon në Europa League

Milani ka shënuar fitore si mysafir i Newcastle me rezultat 2-1 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, për të të kaluar tutje në Ligën e Evropës nga pozita e tretë.

Anglezët e nisën më mirë ndeshjen, duke rrezikuar që në minutën e 20-të me Miguel Almiron, por që ky i fundit nuk ishte i saktë.

Në minutën e 33-të erdhi goli, kur Joelinton pranoi bukur në zonë një pasim nga Lewis Miley për të gjuajtur bukur për 1-0.

Pjesa e dytë nisi më mirë për italianët që shumë shpejtë arritën të barazonin.

Olivier Giroud asistoi te Christian Pulisic i cili barazoi në 1-1 në minutën e 59-të të ndeshjes.

Laraskat kanë mundur të kalojnë në epërsi në minutën e 69-të, por gjuajtja e Bruno Guimaraes shkoi ngjitur me shtyllën.

Në minutat e fundit kuqezinjtë morën primatin në lojë dhe rrezikuan me Rafael Leaon, por pa sukses.

Katër minuta më vonë, Milani mori epërsinë, kur Noah Okafor asistoi te Samuel Chukëueze që shënoi për 2-1.

Deri në fund nuk kishte me gola të tjerë dhe Milani me këtë fitore shkoi në kuotën e 8 pikëve, duke zënë vendin e tretë dhe duke kaluar në Ligën e Evropës. /Telegrafi/


Shtuar 13.12.2023 23:05