Ademi: OBRM-PDUKM-ja është kundërshtari ynë, VLEN-i nuk pyetet as për ministrat e tij

Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, i ka hedhur poshtë në emisionin “Debat në Shenja” pretendimet se BDI-ja po mban qëndrim të rezervuar në kritikat ndaj OBRM-PDUKM-së.

I pyetur nga gazetari Abedin Ismaili për qëndrimet e partisë ndaj pushtetit, Ademi kujtoi protestat dhe pankartat e ngritura në Kuvend. Sa u përket kritikave për reagimin e BDI-së pas rastit të rrahjes së dy të rinjve shqiptarë, ai iu referua interpelancës dhe i kërkoi gazetarit që ta shikonte atë.

Të lidhura

None found

Gjatë debatit, Ismaili e pyeti pse BDI nuk kishte kërkuar shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Toshkovski, ndërsa kishte kërkuar dorëheqjen e zëvendësministrit Astrit Iseni.

Ademi u shpreh se VLEN nuk e mbështet shkarkimin e zëvendëskryeministrit Stoilkoviq, duke theksuar se ai është zgjedhur me votat e VLEN-it.

Në fund, ai nënvizoi se BDI-ja e sheh OBRM-PDUKM-në si kundërshtarin politik, teksa kritikoi koalicionin VLEN. Sipas tij, duhet parë drejt, pasi kundërshtari i tyre është OBRM-PDUKM-ja. Ademi shtoi se VLEN-i nuk do t’i rezistojë kohës dhe se ky formacion artificial do të shkërmoqet. Ai paralajmëroi gjithashtu që BDI-ja të mos gjykohet me standardet e VLEN-it, sepse VLEN-i nuk pyetet as për ministrat e vet.


Shtuar më 20.11.2026 08:17

grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiskavbetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetmarsbahisbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobet