Milan, Tomori pranon se Interi ishte më superior

Mbrojtësi i Milan-it, Fikayo Tomori ka shprehur mendimin e tij në lidhje me derbin e djeshëm ku Milan barazoi 1-1 me Interin.

“Ishte një lojë shumë e vështirë për ne, Interi është një ekip i madh dhe na mbërtheu ashtu siç ne dëshironim të bënim ndaj tyre. Ne duhet të jemi të kënaqur me rezultatin sepse Interi ishte ai ekip që na vendosi shumë herë në vështirësi dhe na bllokoi.

Ata humbën shumë raste dhe ne ishim me shumë fat të mos pësonim gola. Patëm disa shanse por jo konkrete, përveç asaj shtylle të goditur në fundin e lojës.

Duhet të rregullojmë situatën brënda në ekip sepse Inter nuk duhet nënvlersuar për arsye se ndodhet disa pikë poshtë nesh, ata afrohen shpejt siç e bënë sezonin e kaluar”, kështu është shprehur mbrojtësi  i Milan-it për “Sportmediaset”./h.ll/albeu.com


Shtuar 8.11.2021 16:09