Milan përforcohet në sulm

Një pikë në dy ndeshjet e fundit dhe me Interit që është larguar në krye të renditjes, vështirësitë për Milanin po shtohen.

Rikuperimet e Romagnoli dhe Bennacer i dhanë mundësi trajnerit të kuqezinjve të merrnin rezultat pozitiv, por kjo gjë nuk ndodhi në ndeshjen kundër Juventusit që përfundoi në barazim pa gola.

Ndaj Juventusit, fokusi ishte lëndimi i Ibrahimovic , i cili u largua nga fusha në gjysmë ore për shkak të një problemi me tendinën e Akilit që do të monitorohet gjatë javës për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit të tij.

Kjo vuri në dukje një problem thelbësor në repartin ofensiv të Milanit, ku mungojnë zgjidhjet e mëdha pas dy sulmuesve, të cilët megjithatë mund të japin pak garanci fizike. Në të vërtetë, Pellegri rezerva e tyre është gati të blihet dhe më pas të dërgohet në Torino.

Sipas “Sportmediaset”, për sulmin, emri që drejtuesit do t’u sjellin kuqezinjve është Marko Lazetic, qendërsulmues i S’tella Rossa . Marrëveshja me klubin serb tashmë është gjetur,me  Lazetic një sulmues i lindur në vitin 2004, i talentuar por që pret të zbulohet.

Problemi tjetër ka të bëjë me mbrojtjen, repart në të cilin Pioli dhe Maldini kishin pranuar publikisht se kërkonin përforcime pas dëmtimit të Kjaer. Siç duket një mbrojtës akoma nuk kanë mundur ta gjejnë gjatë kësaj merkatoje, dhe mesa duket do të mbyllet pa një të tillë./h.ll/albeu.com


Shtuar 24.01.2022 14:01