Interi lëshon obligacionin e ri prej 415 milion euro

Interi ka lëshuar një obligacion të ri prej 415 milion euro me afat maturimi deri në vitin 2027.

Zikaltërit e zyrtarizuan këtë gjë me një njoftim zyrtar.

“Inter Media dhe Communication njofton nisjen e një oferte institucionale prej 415 milion euro në kapitalin agregat të letrave me vlerë të reja ‘Senior Secured’ që maturohen në vitin 2027 në mënyrë që shlyejë obligacionet e vjetra të papaguara e për të shlyer kredinë.

Ne përfitojmë nga fuqia historike financiare dhe perspektiva e rritjes së ardhshme të aktiviteteve tona të medias dhe sponsorizimeve, dhe pavarësisht ndikim të pandemisë dhe mbyllja e disa sektorëve favorizues ekonomik, të ardhurat tona mbeten të qëndrueshme.

Duke qënë se Interi është skuadra e parë e futbollit në Itali bazuar për audiencën në stadium dhe televizive, ne kemi përfituar pjesën më të madhe të të drejtave vizive dhe të ardhurat janë në rritje. Gjithashtu sponsorat tanë na kanë ndihmuar shumë duke na rritur të ardhurat”, kështu është shprehur Inter./ h.ll/albeu.com

Shtuar 24.01.2022 14:13