Sot në mbrëmje, në orën 20:45 , stadium “San Siro” , do të luhet “ Derby della Madonnina”.
Milan sot do të luaj pa Theo Hernandez I cili mori kartonin e kuq ndaj Romës ndeshjen e fundit. Ante Rebiç është rikthyer në stërvitje këtë javë dhe do të jetë pjesë e skuadrës ndaj Inter-it sot.
Mungesat e Milan-it janë : Messias, Theo Hernandez, Maignan, Ballo-Toure, Castillejo.
Inter është i kopmpletuar pa asnjë mungesë apo dëmtim, përjashtojmë Eriksen.
Fakte rreth derbit:
- Milani ka fituar 7 ndeshjet e fundit në Serie A.
- Interi është i pamposhtur në 31 nga 33 ndeshjet e fundit në Serie A.
- Interi ka shënuar të paktën 2 gola në 14 nga 16 ndeshjet e fundit në Serie A.
- Interi ka fituar 6 nga 7 ndeshjet e fundit kundër Milanit në të gjitha garat.
- Milani ka mbajtur portën e paprekur në 5 nga 7 ndeshjet e fundit në shtëpi në Serie A.
- Milani ka fituar si në pjesën e parë ashtu edhe në kohën e plotë në 3 ndeshjet e fundit në Serie A.
- Milani ka parë mbi 3 gola në 4 ndeshjet e fundit kundër Interit në të gjitha garat.
- Ka pasur mbi 3 gola të shënuar në 5 nga 6 ndeshjet e fundit të Milanit në Serie A.
- Milani ka shënuar të paktën 2 gola në 6 nga 7 ndeshjet e fundit në Serie A.
- Ka pasur nën 3 gola të shënuar në 3 ndeshjet e fundit të Interit në Serie A.
- Interi ka shënuar të paktën 2 gola në 5 nga 6 ndeshjet e fundit kundër Milanit në të gjitha garat.
Analizë
Milani është ende i pamposhtur në Seria A. Ndeshjen e fundi tata morën një fitore shumë të rëndësishme ndaj Romës me rezultatin 2-1. Inter nga ana tjetër ka marrë tre fitore rrjesht në tre ndeshjet e fundit dhe mesa duket është me plotë besim e kurajo për të përballur Milanin sot.
Formacionet e mundshme
Milan: Tatarusanu; Calabria, Kjaer, Tomori, Kalulu; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Diaz, Leao; Ibrahimovic;
Inter: Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro, Dzeko;
Parashikimi: Milan 2-1 Inter/albeu.com/