Më të zhurmshëm se kurrë, tifozët e Feynoord “çojnë peshë” Air Albania (VIDEO)

Edhe pse duhen më shumë se gjysmë ore për fillimin e finales së Conference League, tifozët e Feynoord nuk e kanë problem të harxhojnë pak energji në këto çaste.

UEFA ka publikuar një video të tyre nga tribunat e Air Albania, duke brohoritur dhe duke valëvitur flamuj.

“Duke bërë zhurmë”, shkruan faqja e organizatës më të madhe europiane. Finalja me Romën luhet në orën 21.00.


Shtuar 25.05.2022 20:32