Mbrojta e Realit “fut ujë”, Celta Vigo kalon sërish në avantazh (VIDEO)

Pas golit të barazimit nga Benzema, u mendua se gjithçka do të shkonte në favor të Realit, por jo.

Miqtë kanë arritur t’i kapin në kundër sulm dhe kanë shënuar në minutën e 30′ me Cervi.

Sulmuesi ishte me fat pasi tentativa e parë spektakolare përfundoi në shtyllë, por topi shkoi sërish në këmbët e tij dhe herën e dytë nuk fali.

“Los Blancos” kanë dobësi në prapavijë, me dyshen Nacho-Militao porta e Realit gjithmonë është e rrezikuar./albeu.com/


Shtuar 12.09.2021 21:37