Marcelo rikthehet në klubin ku nisi karrierën

Pas një aventure të shkurtër dhe zhgënjyese te Olympiacos, Marcelo ka gjetur një klub të ri. Mbrojtësi i majtë legjendar i Real Madrid më në fund ka vendosur t’i bashkohet klubit të tij mëmë, Fluminense.

Kështu, ai po bën rikthimin madhështor në Brazil, 15 vjet pas largimit të tij për në Spanjë. 34-vjeçari u kërkua me insistim nga Al Nassr, që ëndërronte ta shihte përkrah ish-shokut të tij të skuadrës CR7.

Që nga largimi i tij si lojtar i lirë nga Real Madridi këtë verë, Marcelo ka luajtur vetëm 10 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola. Pasi ka shkruar historinë  e futbollit ndërkombëtar me trofetë e fituar, mbrojtësi brazilian (58 ndeshje) do të përpiqet të shënojë historinë në klubin ku u rrit, i treti në kampionatin e fundit brazilian.

 


Shtuar 24.02.2023 18:06