Marca: Bale tallet me Realin

Marca shkruan se uellsiani po tallet me Realin sepse ka luajtur për herë të fundit për klubin më 28 gusht.

“Ka qenë e pamundur të deshifrohet për një kohë të gjatë. Nuk dihet nëse ai është një lojtar golfi që luan futboll në kohën e lirë apo një futbollist që luan golf në kohën e lirë”, shton Marca.

“Realiteti i kësaj drame është tashmë një skenar i lodhshëm: thashetheme për largimin e tij, lëndime, fusha golfi, udhëtim me Uellsin dhe një kontratë në ajër”, shkruan Marca. /albeu.com/


Shtuar 16.11.2021 19:33

Tags: , ,