“E vrava dhe e groposa në oborr”, zbardhet dëshmia e pengmarrësit të 8-vjeçarit në Fier (VIDEO)

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja tronditëse në qytetin e Fierit, ku një fëmijë 8-vjeçar u rrëmbye dhe u vra barbarisht nga fqinji i tij.

8-vjeçari ishte nisur për në shkollë, por nuk kishte përfunduar atje. Herën e fundit ishte parë teksa bënte xhiro me biçikletë.

Kjo gjë ka bërë që nëna e djalit të japë alarmin në lagje se i mituri nuk kishte shkuar në shkollë dhe as në shtëpi. Pasi kontrolluan në lagje, ajo bashkë me bashkëshortin bënë denoncimin në polici. Kjo e fundit nisi hetimet.

Pas këqyrjes së disa kamerave të sigurisë në lagje, u pa nga prindërit se 8-vjeçari kishte hyrë në banesën e 38-vjeçarit Klodian Çalamanit, me biçikletën e këtij të fundit. Kjo ka shtuar shumë dyshimet, ndërsa policia ka zbarkuar në banesën e 38-vjeçarit. Ky i fundit pasi u përball me uniformat blu, shfaqi shenja nervozizmi, ndërsa pasi u mor në pyetje në polici, ai ka pranuar autorësinë.

“E mora në shtëpi. E vrava dhe e groposa me baltë në oborr”. Ky ka qenë rrëfimi makabër i autorit të dyshuar. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, si dhe motivimet./albeu.com/


Shtuar 16.11.2021 19:37