Mancini “merr frymë lirisht”, testimet e fundit të lojtarëve italianë për Covid-19 rezultojnë negativë

Lajme të mira për Kombëtaren Italiane të drejtuar nga Roberto Mancini.

Sipas “Tuttomercatoëeb.com”, grupi i lojtarëve të cilët janë grumbulluar në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”, kanë rezultuar negative ndaj COVID-19.

Testimi është bërë këtë mëngjes, dhe rezultatet kanë treguar se të gjithë lojtarët janë negativë.

Kjo bën përjashtim lojtarët e Interit, pasi shpërthimi i COVID-19 në kampin “Nerazzurri” ka bërë që ata të mos udhëtojnë me Kombëtaren.

Edhe testimet e lojtarëve të Interit do të bëhen publike sot, në rast të rezultatit negativ, atëherë lojtarë si, Barella, Sensi, Bastoni do të kenë dritën e gjelbër për tu bashkuar me Kombëtaren.

Shtuar 22.03.2021 01:03