Thomas Strakosha, portieri i Kombëtares shqiptare, do të rikthehet mes titullarëve të AEK-ut të Athinës në Ligën e Kampionëve.
Ai do të mbrojë portën e skuadrës greke në sfidën me Comon, e programuar për sonte në orën 21:00, në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës.
Të lidhura
None found
Ndeshja do të luhet në Itali dhe shënon paraqitjen e parë të Strakoshës në Champions këtë sezon. Në katër takimet e mëparshme ai nuk u aktivizua për shkak të një lëndimi.
Në formacionin fillestar të AEK-ut do të jetë edhe futbollisti shqiptar Stavro Pilo. Skuadra greke synon të marrë një rezultat pozitiv ndaj Comos.
Ekipi italian konsiderohet favorit, pasi në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve ka grumbulluar 9 pikë, gjashtë më shumë se AEK-u.






