Man. City fiton ndeshjen e “çmendur” ndaj Licesterit, nuk e diskutojnë triumfin Arsenali dhe Tottenham (VIDEO)

Manchester City ka fituar ndaj Licester City-t në Etihad Stadium në një ndeshje plotësisht spektakolare.

“Citizens” fituan me rezultatin e thellë, 6-3, por jo çdo moment i lojës foli për skuadrën e Guardiolas.

Vendasit shënuan 4 gola në 25 minutat e para të ndeshjes me De Bruyne, Mahrez, Gundogan dhe Sterling duke “shastisur” Licesterin dhe “vrarë” fatet e ndeshjes.

Në pjesën e dytë Licesteri merr vendin e City-t të pjesës së parë pasi shënon 3 gola për 10 minuta me Maddison, Lookman dhe Iheanacho duke rihapur një ndeshje me fate të përcaktuara.

Por City nuk do të lejonte me shumë se kaq pasi vetëm 3 minuta më vonë do të shënonte golin e 5 me Laporte dhe në fund Sterling do të shënonte edhe të 6 dhe të dytin personal.

Me këtë fitore Man.City mban vendin e parë me 47 pikë, ndërsa Licesteri bie në vendin e 10 me 22 pikë.

Arsenali konfirmon edhe njëherë formën e jashtëzakonshme që është duke kaluar pasi ka arritur fitoren e 4 radhazi në kampionat duke fituar me rezultatin e thellë 0-5 përballë Norëich.

Ndeshja u zhbllokua  që në minutën e 6 me Saka dhe në fundin e 45 minutave të para do të dyfishonte me Tierney.

Në pjesën e dytë “topçinjtë” do të shënonin edhe 3 gola të tjerë me Saka përsëri në minutën e 67 dhe më pas Lacazette në të 84’ dhe SmithRoëe në të 90+1.

Pas kësaj fitoreje ekipi i Artetas ngjitet në vendin e 4, ndërsa Norëich në vendin e fundit.

Nuk e ka diskutuar fitoren edhe Tottenham, që fitoi me rezultatin komod 3-0 ndaj Crystal Palace.

“Spurs” shënuan dy gola të shpejtë në minutat 32 dhe 34 me Kane dhe Lucas Moura duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin e dyfishtë.

Në të dytën Son do të shënonte edhe të tretin në minutën er 74 duke vulosur kështu rezultatin e këtij takimi. /albeu.com

Ekipi i Antonio Conte ngjitet në vendin e 5 me 29 pikë, ndërsa Crystal Palace bie në vendin e 12 me 20 pikë.


Shtuar 26.12.2021 17:59