Legjenda gjermane: Messi të kthejë “Topin e Artë”, ja kush duhet të zgjedhë fituesin

Një nga emrat më të njohur në futbollin gjerman në vitet ’90, Stefan Efenberg, i është bashkuar të gjithë atyre që mendojnë se Lionel Mesi ishte emri i gabuar që rezultoi fitues i “Topit të Artë”.

Ish-sulmuesi gjerman, ka bërë të qartë se argjentinasi duhej të jepte një shembull me një gjest fisnik, ndërsa duhej të ndryshonte edhe formula e votimit.

Stefan Effenberg has a plan to end Bayern Munich dominance | Express Digest

“Sipas meje duhet të kthejë këtë trofe. Nuk ka nevojë për të pasi e ka fituar 6 herë, me të drejtë dhe për rezultatet e tij fantastike. Zgjedhja ishte me të vërtetë e pakuptueshme. Robert Levandovski dhe Kampioni i Europës, Zhorzhinjo, e meritonin këtë çmim”, shkroi ai në editorialin e zakonshëm për “T-Online”.

Sipas tij, modeli i votimit duhej ndryshuar dhe kishte një propozim shumë interesant. “Unë do të këshilla ndryshimin e modelit të votimit. Duhet të jenë ish-fituesit e “Topit të Artë” ata që votojnë pasardhësit e tyre. Janë ekspertë dhe kompetentë. Kush më mirë se ata e di çfarë nevojitet për të qenë lojtari më i mirë në botë?”, ishte ideja e Efenberg.


Shtuar 2.12.2021 19:30