“Laporta një idiot dhe Barcelona e drejtuar nga mafia”, Van der Vart nuk përmbahet në intervistën e tij

Rafael van der Vaart nuk kurseu deklarata thumbuese në drejtim të Barcelonës, pas barazimit pa gola me Rayo Vallecanon, në atë që ishte ndeshja e parë për edicionin 2022/23 në La Liga.

Gjigantët katalanas janë duke luftuar financiarisht, por gjithsesi kanë arritur të transferojnë Franck Kessien, Andreas Christensen, Raphinhan, Robert Lewandowskin dhe Jules Kounden në skuadrën e tyre këtë verë.

Për ta bërë këtë, atyre u është dashur të aktivizojnë një sërë levash ekonomike dhe aktualisht janë në mosmarrëveshje me lojtarët në lidhje me statusin e tyre në Camp Nou.

Frenkie de Jong dhe Martin Braithwaite po refuzojnë të largohen ndërsa Blaugranasit janë të dëshpëruar për të ndryshuar pagat e tyre masive.

Van der Vaart nuk është nga ata që i përpijnë fjalët dhe gjatë një paraqitje në televizionin holandez, ai nuk u përmbajt.

Ish-mesfushori i Real Madridit e quajti presidentin e Barcelonës Joan Laporta një ‘idiot’ ndërsa e krahasoi klubin me një ‘mafia’.Për TheEuropeanLad, van der Vaart tha: “Si mund të blesh lojtarë kur nuk ke para? Më duket një turp. Dhe Laporta që vazhdon të qeshë kudo me kokën e tij të madhe. Ky njeri mendon se është mbreti. Por, unë mendoj se është idiot”.

Ai më pas iu drejtua trajtimit të De Jong, i cili e pa kohën e tij të lojës të zvogëlohej në mënyrë dramatike në para-sezon.

Lojtari holandez madje u luajt si mbrojtës qendror dhe Van der Vaart beson se bashkëkombësi i tij ka të drejtë të qëndrojë në Kataluni për aq kohë sa dëshiron.

Van der Vaart vazhdoi: “Ju nuk mund t’i trajtoni njerëzit kështu. Frenkie fiton shumë? Ju nënshkruani një kontratë dhe pastaj e përmbushni kontratën ose largoheni me kushte të mira, por jo kështu”.

“Kjo është mafia dhe ata duhet të ndëshkohen. Emri i Barçës në hartë është bërë shumë i keq. Është një klub i madh dhe të gjithë duan të luajnë atje”.

“Mirëpo, tani ne e gjykojmë ndryshe dhe më duket një turp kur luan për ta”, ka vazhduar ai.

Kishte pyetje rreth statusit të regjistrimit të nënshkrimeve të reja të Barcelonës në fillim të kësaj jave dhe Kounde mbetet ende i paregjistruar.

Ai nuk u paraqit kundër Vallecanos, i cili arriti të mbajë Barcelonën në një barazim 0-0, pavarësisht se vendasit regjistruan 21 goditje në drejtim të portës.

Christensen, Raphinha dhe Lewandowski filluan të gjithë ndërsa Kessie u inkuadrua nga bankina në pjesën e dytë.


Shtuar 14.08.2022 18:52