Laporta i vendosur: Superliga e nevojshme, të hapur për dialog me UEFA-n

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka thënë se Superliga Evropiane është e nevojshme.

Superliga Evropiane u formua nga 12 gjigantë evropianë, por nëntë prej tyre konfirmuan largimin.

Barcelona nuk do largohet dhe këtë e ka konfirmuar Laporta që e sheh Superligën të nevojshme.

“Superliga Evropiane është e nevojshme, por fjala e fundit do jetë me shoqërinë. Jemi të hapur për dialog me UEFA-në”.

“Besoj se do këtë marrëveshje me UEFA-në. Është e rëndësishme t’i mbrojmë interesat tanë”.

“Kjo do jetë garë atraktive, e bazuar në talentin sportiv”, u shpreh ai.

Dje, Perez bëri të ditur se ende asnjë skuadër nuk është larguar nga Superliga Evropiane, sepse nëse largohen duhet të paguajnë./


Shtuar 22.04.2021 16:05