Nga 38 mijë në 123 mijë euro/ Prokuroria kërkon paraburgim për tre të dyshuarit për fajde

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Bashkim Mehanollit, Shërbim Berishës dhe Menduart Berishës, të cilët dyshohen për veprat penale “Fajde” dhe “Kanosje”.

Të lidhura

None found

Sipas pretendimeve të organit të akuzës, detyrimi financiar fillimisht ishte rreth 38 mijë euro, ndërsa pas aplikimit të kamatës dyshohet se arriti në afërsisht 123 mijë euro, shkruan IndeksOnline.

Më 11 shtator, të dyshuarit dyshohet t’i kenë kërkuar personit të dëmtuar edhe një shumë prej rreth 27 mijë eurosh.

Situata u përshkallëzua më 23 shtator, gjatë një takimi ku u përfshi edhe Policia e Kosovës. Në dosjen e prokurorisë përmenden po ashtu mesazhe kërcënuese dhe presion i vazhdueshëm ndaj të dëmtuarit.

Kërkesa për paraburgim është mbështetur edhe në dyshimin se të pandehurit mund të ushtrojnë ndikim te dëshmitarët, të vështirësojnë sigurimin e provave ose të kryejnë sërish vepra penale.

Bëhet fjalë për pretendime të ngritura nga prokuroria gjatë fazës së hetimeve, ndërsa të dyshuarit vazhdojnë të konsiderohen të pafajshëm deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga gjykata.


sultanbeyli escortparla iptvjojobetGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetholiganbet girişholiganbet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegel