At Nikolla Xhufka ishte i ftuar në emisionin “She’s On Air”, ku iu përgjigj pyetjeve provokuese të moderatoreve.
Gjatë bisedës, ai u pyet se kur ishte përballur për herë të fundit me një tundim seksual. At Nikolla Xhufka tha se tundim për të ishte edhe momenti kur ndodhej në studio, i rrethuar nga vajza të bukura.
Të lidhura
None found
I pyetur nëse vazhdon të jetë i virgjër, ai konfirmoi se po, duke e lidhur këtë me faktin se ende nuk është martuar.
Stelina: Kur ka ndodhur hera e fundit që një tundim seksual ju ka vënë në vështirësi?
At Nikolla Xhufka: Tundimet janë të pranishme çdo ditë. Edhe tani, fakti që jam këtu me këto vajza të bukura përbën një tundim për mua. Jeni të gjitha shumë të mira, Zoti ju bekoftë. Tundimet nuk janë vetëm seksuale, por lidhen edhe me mënyrën e të parit. Vetë mendimi konsiderohet mëkat, pa folur më pas për veprimin.
Stelina: A është e zakonshme që një prift të ketë dëshira seksuale?
At Nikolla Xhufka: Sigurisht. Për këtë arsye Kisha Ortodokse ka përcaktuar dy rrugë: martesën dhe murgjërinë. Kryepeshkopët nuk martohen, në mënyrë që të mos kenë trashëgimtarë.
Stelina: Çfarë u ndodh atyre në rast se përjetojnë dëshira seksuale?
At Nikolla Xhufka: Ata duhet të heqin dorë nga posti që mbajnë dhe të vazhdojnë si priftërinj.
Stelina: Ju keni deklaruar më herët se jeni i virgjër. A është ende e vërtetë kjo?
At Nikolla Xhufka: Po, patjetër, sepse nuk jam martuar. Në Bibël, ose në Ungjill siç e quajmë ne, thuhet: “Mos e përdhosni shtratin tuaj bashkëshortor”. Për njerëzit fetarë, qofshin myslimanë apo të krishterë, virgjëria para martesës është shumë e rëndësishme dhe thelbësore. Më parë, nëse njëri prej çiftit nuk ishte i virgjër, martesa nuk realizohej. Sot kisha i marton çiftet pa i pyetur.
