Lampard në “pole-position” për stolin e Newcastle

Frank Lampard mund të kthehet më shpejt nga ç’mund ta kishte menduar në stolin e një skuadre të Premier League pas shkarkimit nga Chelsea.

Newcastle pasi u ble nga sheikët e Arabisë Saudite po projekton një skuadër e cila do të kokurojë jo vetëm në Premier League, por edhe më tej.

Drejtuesit e rinj do ta nisin nga stoli, me Steven Bruce që pritet të shkarkohet në ditët në vazhdim. Në listën që mund ta zëvendësojnë atë është edhe tekniku italian, Antonio Conte, por siduket momentalisht është Lampard ai që është në avantazh.

Plani i sheikëve është që të paktën këtë sezon të mbetet në Premier League pasi momentalisht skuadra është në vendin e 19. Me një trajner të klasit botëror, e disa përforcime në janar ky qëllim do të arrihet medoemos. /albeu.com


Shtuar 12.10.2021 09:54