Çfarë ka ndodhur me Babis? Refuzon vitizorët dhe nuk del fare nga qelia, shkruan me orë të tëra letra

Babis Anagnostopoulos, piloti i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Caroline Croch, kohët e fundit është mbyllur shumë ne vetvete, në burg.

Mediat greke shkruajnë se ai rri gjithë ditën brenda qelisë duke shkruar dhe refuzon të dalë në oborrin e burgut. Ai refuzon gjithashtu edhe të takojë njerëz.

Mësohet se Babis shkruan me entuziazëm, por pa i treguar askujt se çfarë kanë në përmbajtjen e atyre letrave.

Në repartin 6-të të burgut Korydallos, 33-vjeçari mban distancë nga të gjithë, ndërsa marrëdhëniet me dy personat që ndajnë qelinë, një punonjës policie të korruptuar dhe një tjetër të burgosur për borxhe, janë tipike.

Momentet e vetme kur ai ndalon së shkruari janë kur merr ushqimin në mensën e burgut.

Kujtojmë se në maj të këtij viti, Babis vrau Carolinën dhe vari qenin e tyre duke inskenuar një grabitje në shtëpi dhe duke thënë se ishin hajdutët ata që e vranë. Por hetimet e nxorrën zbuluar, dhe ai pranoi se kishte vrarë 20-vjeçaren, nënën e fëmijës së tij./albeu.com


Shtuar 12.10.2021 10:09