Këta do jenë 6 lojtarët që do e kenë vendin e sigurtë në formacionin e Christophe Galtier, Neymar mbetet jashtë

Gianluigi Donnarumma do të jetë portieri kryesor i PSG-së sezonin e ardhshëm.

Sipas gazetarit Adrien Grenier, duke cituar Le Parisien, pas emërimit të Christophe Galtier si trajner i skuadrës, Donnarumma, mbrojtësit Ashraf Hakimi dhe Marquinhos, mesfushori Marco Verratti , sulmuesit Lionel Messi dhe Kylian Mbappe do të jenë gjithmonë në formacionin startues.

Portieri italian bëri 17 paraqitje në Ligue 1 sezonin e kaluar, ndërsa Keylor Navas bëri 21 paraqitje. /albeu.com/